Josa: U ndje lodhja, Berisha të respektojë publikun dhe ekipin

0

“Nuk ka si të mos jem i kënaqur, përderisa fituam një ndeshje të vështirë me 10 vetë. Në këtë ndeshje duhet të them se u ndje lodhja fizike e lojtarëve, sidomos te mesfushorët e qendrës, pasi vinim pas ndeshjes me Lokomotivën e Moskës në Ligën e Europës. E zgjidhëm ndeshjen me përvojën që kemi. Zëvendësuam Olayinkën, i cili kishte dy kartonë të verdhë dhe nuk mund të rrezikonim për një karton tjetër sot (dje), që do ta skualifikonte me Partizanin. Duhej të luanim më shumë në krahun e djathtë, pasi mbrojtësi i djathtë i Teutës ishte i ngarkuar me karton, në mënyrë që ai të ndëshkohej sërish. Me futjen e Shkëmbit rregulluam pasimet dhe dilnim përpara më mirë. Olayinka shërbeu mirë dhe Salihi u gjend në vendin e duhur, kur shënoi golin e fitores. Nuk kam çfarë të them për të. Berisha duhet të jetë më i qetë në marrëdhëniet me publikun në stadium, si dhe me skuadrën, pasi luan për të dhe jo për veten”, – theksoi trajneri Josa, i cili më tej foli edhe për lëvizjet që priten në janar, pas asaj të Olayinkës: “Uroj që largimet të mos jenë më shumë se dy, pasi kemi lojtarë që mbulojnë disa role dhe mund t’ia dalim. Patjetër që do të vijnë lojtarë të huaj dhe kosovarë, Po ashtu, uroj të mos gabojmë me seleksionim e lojtarëve që do të vijnë në merkaton e dimrit, duke zgjedhur ata që i duhen Skënderbeut përt objektivin që ka këtë sezon”, – përfundoi trajneri Josa. Te Skënderbeu priten 3 brazilianë dhe disa afrikanë, pasi puna për përforcimet ka kohë që ka nisur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image