Josa shkarkohet, tifozët e Prishtinës e festojnë: Lojë e mërzitshme, të mos kthehet më

Ekipi i Prishtinës ka bërë zyrtare shkarkimin e trajnerit, Mirel Josa, ku shkak kanë qenë rezultatet e dobëta të marra nën drejtimin e tij. Këto të fundit flisnin kundër tij dhe një vendim i tillë pritej të ndodhte. Kjo duket se ka marrë pëlqimin e tifozerisë së kryeqytetasve, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin gjithë rezervat që kanë pasur për Josën.

Mbështetësit e Prishtinës kanë vërshuar me komente, ku përgëzonin klubin për këtë shkarkim, në një postim në rrjetin social “Facebook” që ekipi ka bërë për të dhënë lajmërimin. Shumë prej tyre e cilësonin lojën që trajneri aplikonte si të mërzitshme dhe shumë mbrojtëse, madje kishte dhe nga ata që mendonin se ishte trajneri më i dobët që skuadra a pasur ndër vite. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *