Josa: Na mungon një qendërsulmues

0

Duke folur për Supersportin pas barazimit 1-1 ndaj Besëlidhjes në Kukës, trajneri i Tiranës Mirel Josa pranon se skuadra e tij mund të bënte diçka më shumë dhe evidenton problemin e zakonshëm në sulm: “Në pjesën e parë nuk luajtëm shpejt. E lamë Besëlidhjen të luante më shumë. Duhej të luanim shumë më shpejt, që të gjenim hapësira nga krahët si me Takun, ashtu edhe me Dokën. Gjithashtu, Besëlidhja barazoi me një gol shumë të bukur, me një aksion shumë të bukur nga krahët. Mund të shënonim edhe golin e dytë, megjithatë lëvizshmëria e skuadrës nuk ishte në nivelin e duhur.

“Duhet një qendërsulmues i mirë, pasi i duhet të mbrojë topin. Unë them që po s’pate këto cilësi lojtarësh, s’mund të bësh asgjë. Ju e patë si erdhi shënimi i golit. Asgjë nuk ka përfunduar, edhe pse kemi shënuar në fushë kundërshtare. Ne duhet të rritim nivelin e lojës tonë, megjithatë ishte rezultat pozitiv.

“Lojtarët për mendimin tim dhanë maksimumin. 3-4 lojtarë janë futbollistë që kanë eksperiencë.

Akuah ishte në gjendje të mirë. Lojtarët nuk patën ngërç, por unë dua që ata të japin gjithmonë atë që dhanë sot në fushën e blertë. Gabimi në rastin e golit që pësuam nuk erdhi nga qendrat, por erdhi nga krahët. Hoxhallari ishte ai që gaboi në krahun e majtë tonin.

Skuadra jo cilësore? Kjo skuadër është ajo që ishte edhe në fillim që të gjithë shpresonin. Kështu që ta mbyllim tani këtë kapitull”, përfundoi Mirel Josa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image