Josa merr kreun, Artur Magani nderon Shkëmbin, feston edhe Gugash Magani

Ditë feste për trajnerët që kanë shkuar nga Shqipëria në Kosova këtë sezon. Sot ka rinisur kampionati i Kosovës, me 5 ndeshje të javës së 19-të që janë luajtur në mesditë.

Supersfida e ditës ishte mes Prishtinës e Llapit, me vendasit e drejtuar nga Mirel Josa që fituan 2-0, me gola nga Bozhoviç e Egzon Shabani. Fitore e artë, Prishtina merr kreun, me një pikë më shumë se Llapi.

Feston edhe Liria e Prizrenit, që mundi me vuajtje 2-1 Vllazninë e Pozharanit, me dy gola nga Artur Magani. Sulmuesi peqinase i dhuron një fitore të artë Bledi Shkëmbit, që e sheh veten vetëm 4 pikë larg kreut.

Ngjitet edhe Trepça ’89, që mundoi sot 1-0 Vëllaznimin, me gol nga kapiteni Shpëtim Idrizi në minutën e 49-të. Edhe për Gugash Maganin ditë feste, është fitorja e parë për të në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *