Josa: Ka kohë që mendoj më të keqen

0

Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, duke folur pas humbjes në Korçë, në Supersport ka deklaruar: “Jam shumë i kënaqur me pjesën e parë, luajtëm mjaft mirë. Skënderbeu kishte epërsi në lojë, por nuk pati raste konkrete. Në pjesën e dytë presioni u shtua, Skënderbeu shtoi forcat sulmuese dhe gjithçka u vendos nga një penallti e dhënë në fund dhe një tjetër e padhënë për ne më vonë. Tani më duhet të qetësoj skuadrën, sepse kemi dy finale të mëdha përpara dhe duhet të fitojmë.

A e kam menduar rënien? Që pas humbjes ndaj  Vllaznisë në Tiranë kam menduar më të keqen.

Skuadra është e tensionuar? Kjo më ka nervozuar dhe e kisha sidomos me Teqjen, sepse mund të penalizoheshim për sot, por edhe për ndeshjen tjetër. Aty ka një kapiten skuadre, që duhet të merret me gjyqtarin, por edhe ai me kufi, sepse vendimi i marrë nuk kthehet pas nga arbitri. Tensioni është normal, duke parë gjendjen ku jemi.

Reagimi i ashpër ndaj njerëzve të federatës? Pata një reagim të ashpër, edhe pse e pranoj që duhet më shumë qetësi, sepse janë gjyqtarët që vendosin. Për penalltinë në favor të Skënderbeut nuk kam parë gjë, sepse ishte rrëmujë dhe duhet parë me kujdes, por ka pasur situata të tjera, si penalltia e pretenduar nga ne në fund, ku lojtarët më kanë thënë që ishte penallti. Arbitri, aq sa simpatik është, aq i aftë duhet të tregohet në fushë.

A do të pranonit ndonjë ndihmë nga arbitrat në vazhdim? Po deshën ta na e japin një ndihmë, le të na e japin, në këtë gjendje kemi arritur”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image