Josa i zhgënjyer nga pjesa e dytë, habitet me Partizanin

0

Mirel Josa nuk ka mbetur i kënaqur nga fitorja e ngushtë 1-0 kundër Luftëtarit në kupë.

Në fakt, nuk ka qenë rezultati, por loja e skuadrës, ajo që e ka mërzitur, sidomos në pjesën e dytë: “Nuk jam i kënaqur, sidomos me pjesën e dytë. Skuadra ishte e ngadaltë, nuk pashë përqendrimin e duhur dhe kjo gjë do të rregullohet patjetër në ndeshjet e ardhshme. Edhe pse Luftëtari nuk kishte ndonjë objektiv në këtë ndeshje, nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar. Pjesa e dytë ishte shumë e dobët krahasuar me të parën. Kjo erdhi prej mungesës së seriozitetit, por edhe qarkullimit të topit në zona shumë të ngushta, çka nuk u shoqërua me vertikalizime. Këto mund të na ndodhin në ndeshje të tjera, ndaj duhet më shumë seriozitet”.

Trajneri i Tiranës nuk e fsheh habinë për eliminimin e bujshëm të Partizanit nga Besëlidhja:  “Eliminimi i Partizanit? E mësova dhe m’u duk e çuditshme, por kështu e ka futbolli. Gjithsesi, mua më intereson vetëm ekipi im”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here