Josa fiton duelin me Maganin, Flamurtari surprizon kampionët

0

Në përballjen midis dy ish-trajnerëve të Superligës Shqiptare në Kosovë, i fituar ka dalë Mirel Josa, i cili arriti të dilte i fituar nga transferta e vështirë ndaj Trepçës, skuadër kjo e drejtuar prej gati një viti nga peqinasi Gugash Magani. Autogoli i Basriut dhe goli i Boshnjakut në limite mjaftuan për t’i dhënë tri pikët Prishtinës.

Flamurtari i Prishtinës ka befasuar me fitoren me përmbysje në Transfertës së Gjilanit. Kaja zhbllokoi ndeshjen për ndeshjen për kampionët në fuqi, por në pjesën e dytë Flamurtari përmbysi gjithçka falë golit të Shabanit dhe dopietës së Shillovës.

Ferizaj ka mundur në shtëpi Lirinë falë golit të Halitit, duke siguruar fitoren e parë për këtë sezon. Skuadra nga Prizreni pëson humbjen e dytë radhazi dhe renditet në fundin e tabelës me 0 pikë së bashku me KEK-un .

Rezultatet ditës së sotme

Trepça ’89 – Prishtina 0:2
Shënues: Basriu 23’ (aut), Boshnjaku 90’

Drita – Flamurtari 1:3
Shënues: Kaja 21’ / Kabashi 47’, Shillova 80’, 97’

Ferizaj – Liria 1:0
Shënues: Haliti 85’

Tabela e renditjes pas javës së dytë 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.