Josa fiton derbin e pagave, Starova i dyti

Njëri personazh i rëndësishëm i historisë së Tiranës e tjetri i Partizanit, Mirel Josa e Sulejman Starova rinisin derbin personal në Kosovë, ku drejtojnë përkatësisht Prishtinën dhe Feronikelin.

Gazeta Sheshi ka publikuar sot edhe pagat e trajnerëve në Superligën e Kosovës dhe derbin e fiton Mirel Josa, pasi me 3500 euro në muaj është më i paguari në Kosovë.

Pas tij, me 3000 euro vjen pikërisht Starova, që nuk ka debutuar ende. 3000 euro së bashku paguhen Bledi Shkëmbi e përgatitësi atletik Iris Selimi te Liria, ndërsa Gugash Magani merr 2500 euro në muaj të Trepça ’89.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *