Josa: E duam edhe Kupën, të hënën vetëm për fitore

0

Trajneri analizon kualifikimin e Skënderbeut, por thotë se ndeshja e djeshme ishte në varësi të sfidës së radhës në shtëpi ndaj Tiranës

 

Trajneri Mirel Josa është shfaqur i qetë dje, pasi skuadra e tij siguroi kalimin në gjysmëfinalen e Kupës. Një kualifikim, që sipas njëshit të stolit korçar, ishte detyrim: “Së pari, dua të them se nuk kam asnjë preferencë për kundërshtarin e gjysmëfinales. Nuk mund të them, nëse dua këtë apo atë ekip. E rëndësishme është që të rikuperojmë sa më shpejt forcat, pasi kemi përpara ndeshjen ndaj Tiranës. Kualifikimin në gjysmëfinale e donim dhe nuk mund ta fsheh një gjë të tillë. Por nuk ka qenë i lehtë dhe vetëm pas golit të dytë ishim të qetë. Tani jemi në luftë në të dy frontet dhe e duam edhe Kupën. Përsa i përket analizës, që mund të bëj për disa lojtarë që luajtën sot, mund ta nis me Nafiun. Valmiri shpresoj të bëjë shumë më tepër se çfarë dha sot (dje). Sidomos në veprimet tek për tek apo në vertikalizime. Ai nuk ka shumë ndeshje që luan, por besoj se do të rritet shpejt. Për dyshen Renatinjo-Xhejms mund të them se afrikanin e njohim tashmë, kurse braziliani nuk duhet ta përkëdhelë aq shumë topin. Nuk duhet t’i përshtatemi ne futbollit brazilian, por është Renatinjo që duhet të përshtatet sa më shpejt me futbollin tonë. Them se gjithçka ka përfunduar dhe kemi bërë detyrën me kalimin në gjysmëfinale. Tani duhet të mendojmë për kampionatin dhe të hënën kemi një përballje të fortë me Tiranën, ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Do të ketë ndryshime në ndeshjen ndaj bardhebluve, pasi,  të them të drejtën, me Vllazninë pashë disa lojtarë. Vangjeli për shembull është me mungesa stërvitjeje dhe deri të hënën do të jetë gati, ashtu si Salihi dhe të tjerët,” – ka thënë dje trajneri Josa.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here