Jorgji në Maltë, Jorgji e Hamiti presin UEFA-n

0

Jo vetëm Kukësi, Laçi, Luftëtari dhe Partizani kanë angazhime në kompeticionet europiane këtë verë. Edhe arbitrat me stemën e FIFA-s do të drejtojnë takime në kupat e Europës, ndërkohë që momentalisht i konfirmuar është Juxhin Xhaja, i cili do të drejtojë në Maltë ndeshjen mes Gzira dhe Sant Hulia. E para është mbyllur me fitoren e pastër 0-2 të maltezëve.

Asistentë të tij do të jenë Denis Rexha dhe Ilir Tartari, ndërsa i katërt është përzgjedhur Klajdi Kola. Ndeshje luhet më 5 korrik prej orës 19:00. UEFA pritet t’i japë ndeshje edhe Enea Jorgjit dhe Eldorian Hamitit, por ende nuk ka një zyrtarizim se në cilat ndeshje do të drejtojnë.

Xhaja do të duhet të menaxhojë në këtë ndeshje një lojtar të vështirë si Amadu Samb, i cili në të shkuarën ka luajtur në Superiore me Teutën dhe shquhet për kartonët e shumtë që merr. Sezonin e shkuar, edhe pse ka shënuar 21 gola dhe ka fituar “Këpucën e Artë” në Maltë, është ndëshkuar me 14 kartonë të verdhë në 22 ndeshje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.