Jorgji: Ky viti im më i mirë, suksesi im arritje për të gjithë

Enea Jogji u bë arbitri i parë shqiptar që arbitron në një ndeshje të “Europa League”, kur më datë 25 tetor së bashku me asistentët Denis Rexha dhe Rejdi Avdo e gjyqtarin e katërt Ridiger Çokaj, arbitruan takimin midis AEK Larnakas dhe Ludogorecit.

Në ceremoninë gala të FSHF-së, Jorgji iu dha çmimi arbitri i vitit. Në intervistën e mëpasshme me “Supersport”, gjyqtari nga Elbasani u shpreh se 2018-ta ka qenë viti më i suksesshëm për të, por këtë sukses ai kërkon ta ndajë me kolegët e tij në të gjithë Shqipërinë.

VITI 2018 –“Faktet dhe arritjet e tregojnë se ishte viti më i mirë për mua dhe për të gjithë arbitrat shqiptarë. Them se arritja i takon të gjithë arbitrave, pasi unë mund të jem figura kryesore që shkoj, por jemi të gjithë një skuadër”.

DILEMAT –“Në futboll ka disa momente që janë me të vërteta të vështira për arbitrat, sidomos te kartonët e kuq dhe penalltitë. Ne si arbitra mundohemi të menaxhojmë lojën dhe këto situata na e bëjnë shumë të vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *