Jonuz me “dhimbje koke” dhe gati plani B, Vllaznia ka probleme para Luftëtarit

Vllaznia do të presë Luftëtarin në Shkodër gjatë fundjavës për të luajtur takimin e javës së 5-të të Superiores. Gjithsesi probleme kanë lindur në kampin shkodran, pas mungesës së Ardit Krymit në mesfushë, i cili kohët e fundit ka qenë një pikë kyçe e ekipit të drejtuar nga Jonuz.

Me sa duket dëmtimi në gju nuk ka kaluar aq lehtë për mesfushorin që as këtë javë nuk do të jetë gati të luajë. Lojtari u dëmtua gjatë përballjes kundër Tiranës dhe mungoi edhe në ndeshjen e fundit që Vllaznia luajti ndaj Teutës. Boshllëku i shkodranit u plotësua në Durrës nga Ramadani, i cili doli nga fusha e lojës pas ndëshkimit për herë të dytë me karton të verdhë.

Pra, përveç mungesës së Krymit, tashmë Vllaznia nuk ka në dispozicion as zëvendësuesin e tij për ndeshjen e radhës, duke ia shtuar shqetësimet trajnerit Jonuz. Ky i fundit duhet të krijojë menjëherë një plan B në mënyrë që skuadra të funksionojë plotësisht kundër Luftëtarit./Sport Ekspres/