Jokiç nuk mjafton për Nuggets, fenomenali Embiid nderon 76ers

Denver Nuggets kanë pësuar humbjen e tretë sezonale. Dy pikët e Levert (17 pikë, 5 asiste, 2 rikuperime) në fund i dhanë fitoren 110-112 Brooklyn Nets. Nikola Jokiç ishte fenomenal për vendasit, teksa shënoi 37 pikë dhe rikuperoi 21 topa. Gjithsesi skuadra e tij në fund doli e mposhtur.

Spektakël në përballjen Philadelphia 76ers-Charlotte Hornets, që u mbyll me rezultatin 133-132. Një ndeshje e mbyllur 119-119 në kohën e rregullt dhe që ishte e luftuar deri në fund. Joel Embiid me shokë iu gëzuan fitores në shtesë. Ai ishte i papërmbajtshëm, teksa realizoi 42 pikë. Gjithashtu rikuperoi 18 topa. Kemba Walker (30 pikë, 9 asiste, 7 rikuperime) për Hornets gjithashtu u paraqit mirë.

Detroit Pistons morën një fitore të rëndësishme kundër Atlanta Hawks. Një ndeshje e dominuar nga skuadra mike, që dominoi në tre periodat e para dhe në fund triumfoi 109-124. Orlando Magic nuk ka falur në shtëpi. 117-108 arritën të mposhtin Washington Wizards.

Përballje interesante ishte Utah Jazz-Boston Celtics. Vendasit në fund ia dolën të fitojnë dhe kështu regjistruan fitoren numër 6 këtë sezon. Jazz kontrolluan gjithçka dhe e mbyllën ndeshje në tre periodat e para, kur gradualisht e rritën diferencën me Celtics.

Indiana Pacers ia kanë dalë të fitojnë në transfertë kundër Miami Heat. Fitorja e tetë për ta këtë sezon, teksa ndaj Pacers triumfuan 102-110. Minnesota Timberëolves u përpoq shumë të fitonte kundër Sacramento Kings, por bëri më mirë vetëm në periodën e parë. Karl-Anthony Towns (39 pikë, 19 rikuperime) bëri mirë, ashtu si Derick Rose (21 pikë, 5 asiste, 6 rikuperime), por vendasit me forcën e gjithë grupit arritën të fitonin 121-110.

Philadelphia 76ers-Charlotte Hornets 133-132
Atlanta Hawks-Detroit Pistons 109-124
Denver Nuggets-Brooklyn Nets 110-112
Sacramento Kings-Minnesota Timberwolves 121-110
Orlando Magic-Washington Wizards 117-108
Miami Heat-Indiana Pacers 102-110
Utah Jazz-Boston Celtics 123-115

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *