Johan Beçka, tjetër mesfushor për Tiranën

0

Ish-lojtari i Skënderbeut bashkohet me bardheblutë. Lika e Kërçiku nuk stërviten në fund

Johan Beçka është përforcimi i radhës së Tiranës. Mesfushori korçar që prej vitit 2014 ka dalë dje në stërvitje me ekipin e Ze Marias. Lojtari nuk është se ka qenë aktiv me ekipin e parë. Në vitin 2016 doli kampion me të rinjtë e Skënderbeut, ndërsa vjet kaloi sërish në futbollin grek, ku më parë ka qenë pjesë e Arisit në Selanik.

Një ditë më parë Tirana federoi një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Ardit Maçovilan. Futbollisti që deri dje ka qenë pjesë e skuadrës së Korfuzit është pjesë e bardhebluve. Lajmi është konfirmuar nga klubi Tirana. Lojtari është mbrojtës dhe ka lindur më 15 gusht 1997. Deri më sot ka qenë pjesë e skuadrave nga Korfuzi U-20 deri te Korfuzi A.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image