Jo vetëm Zhoao Feliks, Atletiko blen një tjetër sulmues nga Benfika

0

Ivan Saponjiç është blerja radhës për Atletikon e Madridit. Sulmuesi ditën e sotme ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore për t’u zyrtarizuar më pasi si lojtari më i ri i klubit kryeqytetas. Saponjiç më parë ishte pjesë e Benfikës, ku në 28 ndeshje shënoi 6 gola. Lojtari ka firmosur kontratë trevjeçare.

Gjatësia e tij fizike është ajo çka e tundoi më shumë Simeonen, duke parë edhe stilin e lojës së skuadrës bardhekuqe. Saponjiç është 192 cm i gjatë. Serbi është prodhim i akademisë së Partizanit të Beogradit. Aktivizohet në qendrën e repartit difensiv dhe është vetëm 21-vjeç.

Akoma nuk bëhet i ditur çmimi i kësaj blerje. Ky është afrimi i gjashtë e Atletikos gjatë kësaj merkatoje, ndërkohë që janë përfshirë nga një “eksod” i madh në ikje. Saponjiç pritet të jetë zëvendësuesi i Moratës në majë të sulmit. Me ardhjen e tij i hapet rruga largimit të Diego Kostës, që lidhet me një kalim te Ulvs në Premier Ligë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.