“Jo vetëm trajner, por edhe njeri i madh! Kënaqësi të punoja me ty”

0

Kristiano Ronaldo punoi vetëm një vit me të, por ishte mjaftueshëm për të krijuar një respekt për trajnerin Alegri dhe njeriun Masimiliano. Trajneri nuk i përmbajti lotët në ndarjen me Juventusin, ndërkohë që të gjithë u emocionuan.

Ylli portugez ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar disa fjalë për fundin e aventurës 5-vjeçare me bardhezinjtë të trajnerit livornez.

Faleminderit mister! Kemi kaluar së bashku vetëm një vit, por ishte i jashtëzakonshëm. Përveçse një trajner i madh, je edhe një njeri i madh. Ishte kënaqësi të punoja me ty”, shkruan Kristiano Ronaldo në faqen e tij zyrtare.

Nuk kanë munguar as komentet e lojtarëve të tjerë. Dibala ishte i pari që reagoi në rrjetet sociale, ndërsa e ndoqën edhe Barzalji, Kanselo dhe Kuadrado.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.