Jo vetëm Tafili e Nikaj, tjetër shkodran për Lirinë

Liria e Prizrenit kërkon të rikthehet në elitën e futbollit dardan dhe për këtë emëroi si trajner Samuel Nikaj. Shkodrani ia ka dalë me sukses me Flamurtarin e Prishtinës dhe Vushtrrinë, ndërkohë që tani ka të njëjtin mision me bardhezinjtë.

Tashmë po punohet edhe për përforcimin e ekipit dhe nga Vllaznia është marrë mesfushori Alsid Tafili. Ditën e sotme janë bërë zyrtare edhe dy lëvizje të tjera. Ka nënshkruar mesfushori Korab Hasani, si dhe sulmuesi Jurgen Gjini.

Ky i fundit njihet mirë nga trajneri Nikaj. Ai është produkt i Vllaznisë dhe ka provuar të luajë edhe në ekipin e parë. 29-vjeçari ka provuar të luajë edhe me Kamzën, Adën, Burrelin dhe Tërbunin në Shqipëri. Tashmë do të provojë një eksperiencë të re me Lirinë e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *