Jo vetëm stadiume bosh dhe më shumë zëvendësime, në Angli kanë edhe një tjetër ide për futbollin

Nëse mendonit se stadiumet e mbyllura do të ishin i vetmi ndryshim nga futbolli që jemi mësuar të gjithë të shohim atëherë gaboheni. Ndërprerja prej kësaj pandemie do të sjellë nje futboll ndryshe. Propozimet kanë qenë të shumta dhe nuk ekziston vetëm mundësia e 5 zëvendësimeve në ndeshje për të mbajtur larg dëmtimet dhe për të mos konsumuar lojtarët nga ngjeshja e kalendarit.

Kreu i Shoqatës Prodesionale të Futbollit në Angli, Gordon Taylor, ka thënë për BBC se është propozuar edhe shkurtimi i kohëzgjatjes së një përballje futbolli. Kështu secila pjesë mund të mos zgjasë 45 minuta, por më pak se aq, në mënyrë që futbollistët të përballojnë me sukses ndeshjet e luajtura në një kohë të shkurtër nga njëra-tjetra.

“Do të duhet të presim dhe të shohim. Unë po flas për protokollin që po del, po flas për të ardhmen. Ne nuk e dimë të ardhmen, ajo që dimë janë propozimet e parashtruara dhe idetë. Më shumë zëvendësime, ndeshjet ndoshta nuk do të janë plot 45 minuta në çdo pjesë, stadiume neutrale, ka shumë gjëra të parashtruara”, ka thënë Gordon Taylor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *