Jo vetëm Skënderbeu, por edhe Bylis mbush arkat nga Olainka

0

Peter Olainka u shit transferua nga Blegjika në Çeki për shifrën e 3.2 milion eurove. Slavia Pragë do të gëzojë shërbimet e nigerianit për katër edicionet e ardhshme. Gjithsesi, në këtë mes nuk gëzon vetëm Gent që arkëton një shifër të majme, por dhe Skënderbeu dhe Bylis.

Korçarët në vitin 2016 kur e larguan lojtarin në fjalë arritën akordin që të mbanin një % të kartonit, por që nuk u bë e ditur saktësisht në mënyrë zyrtare.

Nëse Skënderbe do të përfitojë nga kontrata e nënshkruar, edhe Bylis do të marrë pjesën e tij. Skuadra ballshiote i ka besuar Olainkës që në moshën 16 vjeçare duke e regjistruar në skuadrat e moshave dhe tani ka të drejtën që të ketë përfitime si kudra ku është formuar lojtari.

Një lajm i mirë për dy skuadrat shqiptare që kanë për të marrë të ardhura vetëm e vetëm se besuan tek nigeriani që tani vlen miliona euro. Bylis po e ndjek me kujdes këtë situatë dhe ka nisur lëvizjet për të mos i ikur nga dora kjo mundësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.