Jo vetëm shqiptarët, Qormemeti transferon edhe talentin e Çelsit në Rusi

Shkumbin Qormemeti është i famshëm në Shqipëri për faktin se ka transferuar në futbollin rus disa nga futbollistët e kombëtares shqiptare, apo edhe Bernard Berishën, por menaxheri i njohur nuk punon vetëm në këtë linjë.

Ditët e fundit Qormemeti ka mundësuar transferimin e një talenti ekuadoren nga Çelsi te Rostovi. Bëhet fjalë për Zhosimar Kintero, 20-vjeçar, i cili deri tani luante me ekipin U-23 të Çelsit, duke dalë kampion Europe me “blutë” dhe duke luajtur edhe në dy ndeshje kupe me ekipin e parë të Kontes këtë sezon.

Megjithatë, hapësira e paktë në ekipin e parë ka bërë që mesfushori i talentuar të kërkojë largimin dhe ka zgjedhur rusët e Rostovit. Kintero u transferua nga Barcelona te Çelsi në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *