Jo vetëm Reali: Konte ishte pranë një tjetër klubi të madh, e bllokoi… David Luiz!

Antonio Konte ishte afër uljes në stolin e Realit të Madridit, por është një prapaskenë interesante, sa i përket trajnerit italian. Siç citon “Paris United”, (një shoqatë tifozësh që njoftoi transferimin e Nejmarit dhe Mbape te PSG verën e kaluar, tashmë e kthyer në një media) Konte ka qenë afër uljes në stolin e PSG në merkaton e verës.

Drejtuesit e PSG po mendonin për t’i besuar stolin ish-trajnerit të Çelsit, ndërsa kandidatura tjetër ishte Luis Enrike. Nejmar do të ishte i lumtur të punonte përsëri me spanjollin, pasi kishin punuar së bashku te Barcelona, ndërsa Konte nuk ka marrë miratimin e lojtarëve brazilianë. Këta të fundit janë të shumtë te PSG dhe grupimi më i madh i ekipit.

Emri që ka bllokuar marrëveshjen e tij me PSG ka qenë… David Luiz! Mbrojtësi brazilian është pjesë e Çelsit, është aktivizuar për dy sezone në kryeqytetin francez me PSG, ndërsa vitin e kaluar punoi nga afër me trajnerin italian. Ai ka informuar miqtë e tij brazilianë te PSG për vetitë e Kontes dhe sigurisht që nuk ka zgjedhur fjalë pozitive. Marrëdhëniet mes tyre nuk ishin kurrë pozitive, kështu që kolonia braziliane e PSG ka qenë kundër uljes së italianit në stol.

Në ato kushte, presidenti i PSG vendosi të zgjidhte gjermanin Tuhel. Ky i fundit njihet si një trajner i rreptë dhe kjo ishte një veçori e nevojshme. Ish-trajneri i Dortmundit kishte dijeni për problemet në grupin e lojtarëve dhe vendosi të përdorë dorë të hekurt. Ai rriti harmoninë mes lojtarëve me rregullat e vendosura dhe tregoi zero tolerancë për gabimet e bëra dhe jetën e natës që bënin shumica e lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *