Jo vetëm Ramsej, Juventusi gati për “dhuratën” e radhës

Juventusi është një nga klubet më aktivë në merkato. Paratë nuk janë problem në Torinon bardhezi dhe ambiciet janë të mëdha. Fabio Paratiçi po punon shumë për të përforcuar ekipin me elementë cilësorë dhe… pa kosto të mëdha.

Sipas raportimeve të spanjolles “El Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i bardhezinjve ka nisur sulmin për Adrien Rabio. Mesfushori francez do të largohet nga PSG me parametra zero në fund të sezonit.

E ardhmja e tij është akoma mister. Në fillim u përfol për një akord me Barcelonën, më pas erdhi interesimi i madh i Realit për 24-vjeçarin.

Tashmë ka hyrë në lojë Juventusi, që ndodhet i avantazhuar për të transferuar Rabio në Serie A. Paratiçi po negocion me nënën e lojtarit, e cila është edhe agjentja e tij. Bisedimet po shkojnë mbarë dhe Juventusi mund të konkretizojë një tjetër goditje si ajo e Aron Ramsejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *