Jo vetëm PSG: Oferta e fundit e tundon, Bonuçi pranë largimit

0

Blerja e Matijs De Ligt i ka gëzuar të gjithë në kampin juventin, përveç Leonardo Bonuçit. Holandezi do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Xhorxho Kielinin dhe ish-mbrojtësi i Milanit pritet të përfundojë në stol.

PSG interesohet për 32-vjeçarin, por në lojë është futur edhe një klub anglez. Sipas raportimeve të “Corriere dello Sport”, Mançester Siti dëshiron të transferojë Bonuçin në “Etihad Stadium”.

Mbrojtësi mbetet një dëshirë e hershme e Pep Guardiolës. Juventusi nuk do ta pengojë të largohet, por kërkon 50-60 milionë euro. Gjithçka është në dorën e Bonuçit, i cili pritet të zgjedhë midis qëndrimit në stolin bardhezi apo do të largohet drejt ishullit për të provuar një aventurë të re.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.