Jo vetëm Piatek, Milani arrin akordin me talentin e mbrojtjes

Ndërsa të gjithë presin zyrtarizimin e Piatek, Milani ka vepruar shpejt dhe ka mbyllur një tjetër tratativë. Kuqezinjtë kanë përforcuar mbrojtjen dhe kanë siguruar shërbimet e Tiago Djalo, 18-vjeçarit të Sportingut të Lisbonës, kontrata e të cilit përfundonte në verë.

Leonardo ka fituar konkurrencën me Lacion dhe dy klubet e Mançesterit dhe, siç raporton “GianlucaDiMarzio”, ka arritur akordin me drejtuesit e klubit portugez. Lojtari nga Guinea Bisau, i cili aktivizohet me kombëtaret e moshave të Portugalisë, do të udhëtojë të hënën drejt Milanos për të nënshkruar kontratën me Milanin.

Një klauzolë e veçantë është përfshirë në marrëveshjen mes palëve, çka i mohon kuqezinjve ta shesin Djalon në të ardhmen te Porto, ose Benfika, dy rivalët më të “urryer” të Sportingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *