Jo vetëm një “princ”, Fiorentina akord edhe me Naingolan

0

Fiorentina prezantoi sot Kevin Princ Boateng, i cili firmosi një kontratë 2-vjeçare. Trajneri Montela ka kërkuar përforcime të tjera dhe drejtuesit e kanë gati goditjen e radhës.

Sipas raportimeve të Sportmediaset, klubi vjollcë ka arritur në parim akordin me Raxha Naingolan. Mesfushori belg ishte një ndër objektivat e mëdha të mesfushës.

31-vjeçari i ka dhënë fjalën Fiorentinës, që tashmë duhet të arrijë një akord edhe klubin e Interit. “Ninxha” ishte një ndër blerjet më të bujshme të zikaltërve verën e kaluar, po dëmtimet dhe disa probleme nuk e lejuan të japë maksimumin.

Ardhja e Antonio Kontes në pankinën e Interi i dha fund aventurës së tij. Trajneri leçez ia ka bërë të qartë prej kohësh faktin që ai nuk është pjesë e planeve të tij dhe Naingolan ka vendosur të largohet, më saktë është detyruar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.