Jo vetëm Militao: Zidan kërkon dyshen e Premier Ligës, gati 350 milionë €!

Rikthimi i Zinedin Zidan në stol ka sjellë entuziazëm të madh te Reali i Madridit. Drejtuesit, lojtarët dhe tifozët përjetuan një sezon katastrofik, por të gjithë kanë hedhur sytë nga sezoni i ri.

Eder Militao ishte goditja e parë e “Los Blancos”, me mbrojtësin brazilian të Portos që do të përforcojë repartin difensiv të ekipit. Perez pritet të bëjë një merkato të madhe dhe cilësorë ne verë.

Siç raporton “The Mirror”, Zidan ka dy dëshira për krahët e sulmit. Ai kërkon të sjellë në “Santiago Bernabeu” dyshen: Eden Hazard dhe Rahem Sterling. Belgu është 28 vjeç, kontrata me Çelsin i përfundon në vitin 2020 dhe e ka shprehur publikisht ëndrrën e tij për të luajtur në Madrid.

Nga ana tjetër anglezi i Sitit. Sterling është 24-vjeç dhe kontratat me “qytetarët” i përfundon në vitin 2023. Reali ka gati 350 milionë euro për të siguruar shërbimet e kësaj dyshe, por në fillim duhen bindur trajnerët Mauricio Sarri dhe Pep Guardiola.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *