Jo vetëm Milani, gjiganti botëror mendon për Zhegrovën

0

Lajmi në mediat italiane, se Edon Zhegrova po shihet me imtësi nga drejtuesit e Milanit, bëri jo pak bujë. 19-vjeçari, sipas raportimeve të “Sport Mediaset”, shihet si zëvendësuesi ideal i Hakan Çalhanoglus, në rast largimi nga ky i fundit, por gjithsesi, së fundmi, është zbuluar se nuk janë vetëm kuqezinjtë në garë për mesfushorin.

Siç thuhet në mediat spanjolle, nuk është vetëm Milani në garë për Zhegrovën, pasi edhe Barcelona i ka hedhur sytë drejt talentit të përfaqësueses së Kosovës, i cili ka spitakur jo pak me fanellën e Genkut.
Drejtues të ekipit katalanas, pritet që ta shqyrtojnë si mundësi reale përforcimin e ekipit me një lojtar, i cili premton shumë për të ardhmen. Zhegrova u transferua në verën e vitit 2017 në radhët e Genkut, ku më parë ishte aktivizuar me St Truden.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.