Jo vetëm Milan dhe ekipet spanjolle, tani Moratën e duan dhe në Gjermani

Alvaro Morata do të largohet nga ekipi i Çelsit, por sulmuesi spanjoll nuk e ka zgjedhur akoma klubin e ri. Milan, Sevilja, Atletiko Madrid dhe Barcelona interesohen për 26-vjeçarin, ndërsa garës i është bashkuar dhe Bajerni i Mynihut.

Mund të them që Morata është një lojtar i mirë, por për momentin i përket një tjetër skuadre dhe ne i respektojmë klubet e tjera”, ishin fjalët e Ernesto Valverdes për Moratën. Trajneri nuk e mohon faktin që sulmuesi i pëlqen, por në fund vendos klubi nëse do të investojë për shërbimet e tij.

“Daily Mail” flet dhe për një interesim të Bajernit të Mynihut. Gjigantët gjermanë kërkojnë të përforcojnë repartin e sulmit dhe janë gati të ofrojnë Moratën në ekip. Bajerni i ka kërkuar Çelsit huazimin e lojtarit, ndërsa anglezët janë dakord me këtë opsion, për të cilin kërkojnë 3 milionë sterlina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *