Jo vetëm Klajvert, Roma i rrëmben një tjetër yll Ajaksit

Hakim Zijeh është një nga yjet e Ajaksit që po shkëlqen në këtë edicion të Champions League. Marokeni është një pikë kyçe në sulmin e holandezëve. Vitin e kaluar, pati interes konkret të Romës ndaj tij. Marrëveshja nuk u arrit dhe Zijeh qëndroi në “Johan Cruyf Arena”.

Lojtari është kthyer të flasë për këtë temë dhe nuk e sheh të mbyllur këtë çështje, duke i shkelur syrin Romës. Ai shprehet se i pëlqen të luajë në një kampionat kompetitiv si ai italian. Zijeh thotë se flet shpesh me Klajvert për Serinë A dhe në fjalën e tij për mediat holandeze, tha:

“Nuk mendoj se Roma është kapitull i mbyllur. Flas rregullisht me Klaivert. Përveç çështjëvë të tjera ne kemi folur edhe për Serinë A”, deklaron 26-vjeçari. Pas kësaj, klubit të Romës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të arrijë marrëveshjen me Ajaksin sepse pëlqimin e lojtarit e ka tashmë, sigurisht nëse ka akoma nevojë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *