Jo vetëm Kaka dhe Ibrahimovic, Berluskoni me Galianin kanë edhe mesfushorin shqiptar në listën e dëshirave

Dyshja Berluskoni-Galiani ka rezultuar sërish një sukses, teksa ia kanë dalë të sigurojnë një vend në Serinë B vitin e ardhshëm me klubin e Monzas. Por ish-drejtuesit e Milanit kanë synime të mëdha dhe shohin më lart se Serie B. Vetë Berluskoni do të bënte të ditur se objektivi i tyre është të jenë kalimtarë në kategorinë e dytë italiane, pasi dëshirojnë elitën. Projekti i Monzës është ambicioz dhe dyshja drejtuese i ka dhënë provat se mund të arrijë lart në botën e futbollit.

Por të të mbërritur në Serie A duhet emra të rinj në ekip. Këtë gjë e di mirë si Galiani ashtu edhe Berluskoni të cilët tashmë kanë detyrën të pasurojnë grupin për ta bërë më tepër konkurues. Kaka apo edhe Ibrahimovic ishin dëshirat e çmendura të ekipit nga Biranza, por tashmë një emër që patjetër mund t’i hyjë në punë në planet e Monzës është edhe ai i Emanuele Ndojit. Sipas “Tuttosport”, mesfushori shqiptar pëlqehet nga drejtuesit e klubit Italian dhe bën pjesë në listën e dëshirave të merkatos. Breshia duket me një këmbë në Serie B dhe Ndoj nuk do e kishte të vështirë zgjedhjen e Monzës për të ardhmen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *