Jo vetëm Juventusi, Toni Kros ka një dëshirë për të ardhmen

Toni Kros po zhvillon sezonin e pestë me Realin e Madridit. Gjermani ka fituar gjithçka me “Los Blancos” dhe në fund të sezonit mund të marrë vendimin për të provuar një eksperiencë të re.

28-vjeçari pëlqehet nga Juventusi, por e ardhmja e tij mund të jetë një tjetër kampionat. Sipas raportimeve të “El Confidencial”, gjermani ka një preferencë. Kros dëshiron të luajë në Premier Ligë me ekipin e Mançester Sitit.

Mesfushori mund të bashkohet përsëri me Pep Guardiolën. Të dy punuan vetëm një sezon së bashku te Bajerni i Mynihut, përpara se lojtari të vendoste për t’u transferuar te Reali i Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *