Jo vetëm Hamshik, tjetër “napolitan” zgjedh Kinën

Napoli zyrtarizoi para pak ditësh largimin e Marek Hamshik drejt Kinës, ku sllovaku u bashkua me ekipin e Dailan Jifang për shumën e 20 milionë eurove. Ish-kapiteni, u largua pas plot 12 vitesh, teksa duket se nuk do të jetë i vetmi që zgjedh Kinën, pasi lë ekipin e Napolit.

Siç thuhet nga mediat italiane së fundmi, Dris Mertens, duket se do të jetë i larguari i radhës nga ekipi i kaltër. Napoli e mori në ekip 31-vjeçarin, në vitin 2013, teksa pagoi 9.5 milionë euro te PSV, ndërsa tashmë, duket se Mertens nuk është më në planet e klubit të De Laurentis.
Sipas gjasave, lojtari belg do të ndjekë të njëjtin fat si Marek Hamshik, duke zgjedhur Kinë për të vijuar karrierën e tij. Nuk përjashtohet dhe një bashkim me ish-kapitenin e tij, pasi në verë nga ekipi i Dailan pritet të largohet Ferreira-Karrasko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *