“JO” vetëm halli i Shqipërisë, Gunesh për “tradhëtinë” e Serdar dhe vlerëson lartë kuqezinjtë

Shqipëria do të përballet ndaj Turqisë në finalen e vërtetë që do të zhvillohet në datën 11 tetor. Një përballje që do të ndajë shumë sa i përket mundësisë për një kualifikim në Europian. Trajneri i Turqisë, Seniol Gunesh, ka vlerësuar shumë kuqezinjtë, por në të njëjtën kohë ka rrëfyer edhe një nga hallet e njëjta.

Bëhet fjalë për lojtarët që kërkojnë Kombëtare më prestigjoze, duke mohuar vendlindjen. Këtë problem nuk e ka vetëm Shqipëria, ndërsa ndodhë me shumë vende të tjera afër nesh, e sidomos me Turqinë.

“Shqipëria dhe Franca do të jetë ndeshjet tona të rëndësishme. Dy Kombëtare të ndryshme. Franca është favorite e grupit dhe ne do të luajmë për vendin e parë me ta. Qëllimi është të fitojmë, por prioriteti mbetet Shqipëria. Kjo do të jetë edhe ndeshja jonë më e rëndësishme nga këto të katërta që na kanë mbetur. Shqipëria është një Kombëtare me lojtar të mirë që luajnë në elitat e futbollit europian. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozëve.

Kemi shkuar në Gjermani që të ndjekim talentin Suat Serdar te Shalke. E kemi parë në ndeshje dhe takuam babain e tij. Na premtuan edhe se do të vinte. Të gjithë lojtarët që kanë pasaportë turke kanë të drejtën e Kombëtare. Nëse ka shkuar me Gjermaninë, atëherë fat të mbarë”, ka thënë Gunesh për Serdar, që ka luajtur me grupmoshat e “pancerave” dhe është thirrur në ekipin e parë së fundmi nga ana e Lëv. /Sport Ekspres/