Jo vetëm Grezda, në emisionin e Naçit bën bamirësi edhe presidenti i Bylisit për tragjedinë e tërmetit

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” që drejtohet nga ana e Elvis Naçit dhe transmetohet në “Neës 24”, gjatë mbrëmjes së djeshme janë mbledhur shuma të mëdha parash. Telefonata dhe mesazhe për dërgesa pati edhe nga bota e futbollit shqiptar, ku pas Eros Grezdës, ishte radha e presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj.

Ky i fundit ka dhënë 10.000 euro për njerëzit në nevojë dhe të prekur nga kjo tragjedi e tërmetit. Një kontribut që do të ndihmojë kjo shqiptarët në këto momente të vështira. Ndërkohë shifra rekord e emisionit të djeshëm, vinte nga një grup shqiptarësh në Gjermani që kishin grumbulluar dhe dhuruan 1 milionë e gjysmë euro. /Sport Ekspres/