Jo vetëm Godin, Interi gjen përforcimin e radhës në La Liga

Humbja e papritur 4-0 kundër Liverpulit dhe mos kualifikimi në finalen e Champions Ligës ka lënë një shije të hidhur në kampin katalanas. Drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë në verë, ndërsa tifozët janë lodhur nga këto paraqitje të ekipit në ndeshjet e mëdha.

Një prej emrave që pritet të largohen është Ivan Rakitiç. Foto që bëri kroati me djalin e presidentit të Sevijes i ka acaruar tifozët, ndërsa Barcelona i ka vendosur çmimin 31-vjeçarit.

Rakitiç vlen 50-60 milionë euro dhe për të interesohet Interi. Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, zikaltrit kanë nisur negociatat dhe janë në rrugë të mbarë për të siguruar shërbimet e lojtarit ballkanas. Ekipi ka nevojë për një mesfushor të kalibrit të Rakitiç, i cili do i bashkohej kolonisë kroate që është pjesë e Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *