Jo vetëm eliminimi nga Kupa, Partizanit largohet me pasoja edhe në mbrojtje pas Besëlidhjes

0

Sikur të mos mjaftonte eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, Partizani është larguar me pasoja nga ky trofe. Kështu mbrojtësi i të kuqëve, Dejan Boldor, ka pësuar një dëmtim serioz ndaj Besëlidhjes.

Nga fusha e lojës është larguar 10 minuta para fundit, duke i lënë shokët e skuadrës me një lojtar më pak, pasi Sormani i kishte kryer të gjitha zëvendësimet. Bëhet fjalë për një shqetësim në kavilje, ndërsa nga fusha u largua me ndihmën e stafit. Për momentin nuk e ka ende një përfundim të shkallës së dëmtimit, por bëhet fjalë për një lëndim serioz. Boldor është një pjesë e rëndësishme e Partizanit dhe ky dëmtim e vështirëson më tepër gjendjen e të kuqëve. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.