Jo vetëm De Rosi, Boka Zhuniors tenton edhe një lacial

0

Boka Zhuniors po punon për të krijuar një skuadër shumë të fortë për sezonin e ardhshëm, me synim kryesor fitimin e Kupës Libertadores. Klubi legjendar argjentinas siguroi akordin me Daniele De Rosin.

Ardhja e ish-kapitenit të Romës ka rritur entuziazmin e tifozëve. Drejtuesit e Bokës janë gati për goditjen e radhës. Corriere della Sera raporton se objektivi i tyre luan në Serie A dhe është pjesë e Lacios. Flasim për Felipe Kaisedon, sulmuesin ekuadorian të bardhekaltërve.

30-vjeçarit i përfundon kontrata me Lacion verën e ardhshme. Rinovimi nuk ka ardhur ende, ndërsa oferta e klubit argjentinas e tundon. Kaisedo është një sulmues i fortë fizikisht, i aftë për të shënuar, ndërsa Bokës i duhet të gjejë akordin me Igli Taren për transferimin e sulmuesit në Buenos Aires.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.