Jo vetëm afrime, te Interi fillojnë dhe rinovimet me lojtarët

0

Skuadra e Interit është një ndër më aktivet në merkato, me shumë lojtarë që janë të lidhur me një transferim të mundshëm te zikaltërit. Ardhja e Antonio Kontes në krye të zikaltërve ka nisur një fazë revolucioni.

Përveç lojtarëve që pritet të afrohen këtë merkato, Konte dëshiron të mbajë në skuadër disa lojtarë që bënë një sezon të mirë me fanellën e Interit. Një ndër ta, është mbrojtësi Danilo Dambrozio. Ky i fundit luajti 38 ndeshje sezonin e shkuar, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar 6 asiste.

Kontrata aktuale e Dambrozios skadon në vitin 2021, por tratativat për rinovimin e saj me një vit më shumë, kanë nisur mes drejtuesve zikaltër dhe mbrojtësit italian. Shumë shpejt do pritet të ketë dhe një zyrtarizim të këtij rinovimi.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.