Jo vetëm afrime, një mbrojtës largohet nga Tirana

Klisman Cake është larguar nga Tirana. Mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë bardheblu prej moshës 10-vjeçare dhe tre vitet e fundit ishte bërë pjesë e ekipit të parë.

31 ndeshje ka zhvilluar në total Cake me 24 herë kampionët e Shqipërisë, ku bie në sy aktivizimi si titullar në sezonin që Tirana provoi Kategorinë e Parë. Qendërmbrojtësi ka bërë publike në rrjetet sociale ndarjen e tij me ekipin e zemrës, ndërsa nuk mungojnë falënderimet për të gjithë familjen bardheblu.

Faleminderit per gjithçka KF Tirana. Ishte krenari për mua qe vesha bluzën e ekipit me te titullar ne Shqipëri për gjithë këto vite . Falënderoj presidentin,drejtuesit dhe gjithë trajnerët qe kam pasur në drejtim. Një falënderim i veçante dhe për gjithë shokët e ekipit qe kam pasur sidomos për ata me te vjetrit qe me kanë mbështetur ne çdo moment”, thekson Klisman Cake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *