Jo të gjithë italianët ia dalin në Angli, Maxarri pushohet nga puna

0

Triumfi i Antonio Kontes te Çelsi, një vit pas atij të Klaudio Ranierit me Lester Sitin, ka përforcuar idenë se trajnerët italianë janë idealë për të pasur sukses në Angli.

Megjithatë, nuk është një rregull që respektohet 100%, sepse sot trajneri i Uotfordit Valter Maxarri ka mësuar zyrtarisht nga klubi se në fund të sezonit do të shkarkohet nga puna.

Ish-trajneri i Napolit dhe Interit mori drejtimin e klubit londinez verën e shkuar, kur u largua spanjolli Kie Sançez Flores, dhe firmosi një kontratë 3-vjeçare.

Ky sezon nuk ishte shumë i keq, me mbijetesën e arritur pa shumë vuajtje, por klubi londinez nuk ishte i kënaqur me kaq, ndërkohë që flitet se edhe lojtarët kanë kërkuar largimin e trajnerit, për shkak se nuk ka mësuar ende anglisht.

Për ironi të fatit, Maxarrin nuk e pushuan nga puna anglezët, por italianët, sepse Uotfordin e zotëron familja Poco, që zotëron edhe Udinezen.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image