Jo si në Itali, Verrati flet për dyshen Ikardi-Nara: Le të bëjë ç’të dojë!

Mauro Icardi ishte kryefjala e merkatos këtë verë, ku pas problemeve me klubin e Interit dhe daljes jashtë nga planet e trajnerit Conte, pritej nga momenti në moment të mësohej klubi i tij i ri. Lojtari e bëri lëvizjen në momentet e fundit të merkatos verore, duke kaluar te parisienët e PSG. Ardhjen e argjentinasit te francezët e ka komentuar së fundmi edhe Verrati, i cili e vlerëson sulmuesin dhe mendon se ky i fundit do të kthehet protagonist te PSG. Për sa i përket Wanda Nara-s, mesfushori italian shprehet se nuk i intereson jeta private e askujt, por dëshiron të flaës vetëm për futbollin e luajtur në fushë. Shumë më ndryshe kjo nga situata në Itali, teksa në media kthehej gjithmonë në kryefjalë kjo dyshe protagoniste.

“Surprizë e bukur, jam i lumtur, për disa vite ka shënuar mbi 20 gola në sezon. Ai ka pasur disa probleme muajt e fundit, por do të jetë protagonist sërish. Gjen një grup të fortë, ku ka shumë konkurrencë, pasi kështu rritesh. Për më tepër nuk ka shumë të tillë përreth. Wanda Nara? Zakonisht në Paris flasim për futbollin e luajtur. Ne nuk na interesojnë situatat e sikletshme, kemi një parim të rëndësishëm: me jetën e tij mund të bëjë ç’të dojë.”, ka thënë Verrati në lidhje me Icardi-n dhe Wanda Nara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *