Jo pa incidente/ Lojtarët e Polonisë u rrezikuan nga bodigardët, arbitri tentoi mbylljen para kohe

Pak incidente janë rregjistruar në takimin mes Izraelit dhe Polonisë, të mbyllur në shifrat 1-2. Por duke parë frikën e madhe që ekzistonte para kësaj përballje, mund të thuhet se gjithçka ka kaluar në përsosmëri.

Kjo pasi në media u përfol shumë për një sulm xhihadist gjatë ndeshjes, ndërsa Izraeli është prej disa ditësh në një situatë lufte. Njerëzit janë këshilluar të mos dalin nga shtëpia dhe shkollat janë mbyllur.

Asgjë serioze nuk ndodhi gjatë ndeshjes, por disa incidente të vogla ishin prezente. Një prej lojtarëve të Polonisë është dëmtuar nga një bodigard dhe forcat shtesë që gjendeshin në stadium për të garantuar sigurinë.

Një tifoz hyri në fushë për të bërë foto me Lewandowskin, por kishte gjetur momentin më të gabuar të mundshëm. Menjëherë ka ndërhyrë siguria, teksa një prej bodigardëve ka shkelur në mënyrë të pavetëdijshme Tomasz Kezdiora. Ky i fundit ka pësuar një lëndim nga ajo përplasje aqsa ka kërkuar edhe një ndërrim duke u shtrirë në fushë.

Ndërsa një truprojë tjetër ka qenë shumë afër përplasjes me Lewandoëskin në gjysmën e pjesës së dytë të ndeshjes, duke kërkuar të largojë tifozin. Sulmuesi i Bajernit u largua nga fusha, për të qenë sa më i sigurt. Duke parë këtë situatë delikate, arbitri kërkoi mbylljen e ndeshjes pa u mbyllur koha e plotë. Por pasi u diskutua me përfaqësuesit e dy skuadrave, ndeshja rifilloi edhe u luajtën edhe minutat e shtesës ndërsa rezultati nuk ndryshoi. /Sport Ekspres/