Jo më tifozë “prej letre”/ Në Danimarkë rikthejnë tifozët, por kanë një pikëpyetje: Si do t’i ndaloni të festojnë pas golave?

Superliga daneze mendon rikthimin e tifozëve në fillim të muajt korrik. Pas një mbledhje të gjatë të zhvilluar mes klubeve dhe federatës, është arritur në konkluzionin se po, në stadiume mund të rikthenen tifozët. Por kjo nuk do të thotë që kapacitetet të jenë të plota por do të shfrytëzohet vetëm 25 deri në 50% e ulseve.

Duke respektuar masat higjeno-sanitare, danezët janë të bindur se jeta normale me futboll në fundjavë do të jetë e afërt. Një shenjë shprese kjo edhe për “Premier League” që po mendon mbylljen e stadiumeve deri në fund të vitit, madje edhe një pjesë e 2021. Edhe sa i përket kontakteve të tifozëve gjatë hyrjes në stadim por edhe gjatë festimit të golave, Federata daneze thotë se çdo gjë do të jetë e kontrollueshme ndonëse ka pikëpyetje të mëdha.

“Ne me të vërtetë do të donim spektatorët të ktheheshin në stadium. Me vlerësimin tonë ne jemi në gjendje ta bëjmë atë në përputhje me mënyrën se si do të trajtohet në parqet tematike, teatrot ose kinematë. Gjithçka është e veçantë. Njerëzit nuk do të vijnë në kontakt me njëri-tjetrin në ndeshje”- tha Claus Thomsen, shefi ekzekutiv i Futbollit Danez./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *