“Jo më lojtar mbi 100 milion”/ Konstatimi i Daniel Bendit: Pas koronavirusit Mbappe do të kushtojë 40 milion euro

Nga Klaudio Ndreca

Pandemia e Covid-19 i dha sinjalet e para për një ekonomi të dobët në klubet e futbollit. Pezullimi i aktiviteteve sportive ka stopuar dhe të ardhurat e tyre të cilat kryesisht lidheshin me të drejtat televizive si dhe reklamimet e ndryshme. Veç klubeve një prekje të konsiderushme do të kenë edhe vlerat e lojtarëve. Shumat marramendase që tejkalonin 100 milion euro apo rastet si Neymar qe i kushtoi PSG 222 milion euro.

Shifrat e ardhshme të reduktuara i parashikon politikani francez Daniel Bendit. Në një intervistë dhënë se fundmi, Bendit thotë se një nga yjet aktual të futbollit, Kylian Mbappe, nuk do të kushtojë më tepër se 40 milion euro pas përfundimit të pandemisë. Sipas politikanit kjo për faktin se klubet nuk do të kenë buxhet ekonomik të mirë por edhe se Uefa dhe Fifa po mendojnë për një rregullim të tregut të transferimeve.

Kohët e shpenzimeve të mëdha sipas francezit kanë përfunduar pasi u pa se rritja e vlerës së lojtarëve bëri që disa klube që kishin shpenzuar shumë të ndjenin të parat krizën ekonomike në rrethanat ku po jetojmë./Sport Ekspres/