“Jo më kot e nisa me Shqipërinë, bëj gjëra jo si të gjithë”! Tramezani është shkolla e vjetër: Rroftë lapsi dhe letra!

Nëse Shqipëria ka pasur sukses me arritjen në Europianin e Francës, kapelja duhet t’i ulet edhe Paolo Tramezzanit. Të gjithë e pamë sesi makineria e ndërtuar me në krye De Biazin nuk mund të funksiononte më pasi një prej pilotëve, iku për të nisur një tjetër udhëtim.

Shumë të suksesshme edhe ato, teksa do të merrte Luganon dhe Sionin nga vendet e fundit për t’i dërguar në Europë. Siç e thotë edhe vetë Tramezzani në një intervistë për “Tio.ch”, gjithmonë përsipër merr gjëra që jo të gjithë i bëjnë. Pastaj vlerat ia shton vetes dhe një tjetër element, që e bën tërësisht të ndryshëm nga të tjerët.

Nëse teknikët që quhen të përparuar dhe modern, kanë mbërritur në atë pikë aqsa në stërvitje të mos jenë fare prezentë, por ta ndjekin nga një studio e ndërtuar dhe ta bëjnë fushën si një “Big Brother”. Por jo Tramezani, ai është shkolla e vjetër dhe ku ke shumë se çfarë të mësosh: “Rroftë lapsi dhe letra”.

“Ditët e mia janë duke fluturuar edhe këto kohë, vjen mbrëmja shumë lehtë. Gjithmonë e kam një gjë për të bërë: gjimnastikë, ndihmoj fëmijët me detyrat e shtëpisë. Po e rizbuloj veten time në këtë periudhë. Tani është kohë që të provojmë dhe ndiejmë gjërat që janë më të thella. Këto ditë po shënojnë jetën tonë, padyshim.

Unë si trajner jam mësuar me metodat e vjetra. Po, rroftë lapsi dhe letra! Jam me fat që kam bashkëpunëtorë shumë më teknologjikë se unë. Unë jam një nga atë që ka një letër përpara, një fushë të vizatura, stilolapsin në dorë për të shkruar dhe fshirë. Vetëm kështu përgatis stërvitjen.

Gjithmonë kam kërkuar gjërat më të vështira dhe jo rutine. Nuk është rastësi që e nisa duke shkuar te Shqipëria. Nuk është rastësi që e mora Luganon në mesin e sezonit, pra gjëra që jo të gjithë do t’i bënin. Këtë e kam pasur si princip, të zgjedh ato variante që më ofrojnë të cilat janë si më të fshehta”, u shpreh Tramezani. /Artikull i punuar për “Sport Ekspres” nga Klaudio Ndreca/