Jo më kot e krahasojnë me De Ligt, Marash Kumbulla është fantastik në Seria A

Verona ka marrë tre pikë shumë të vlefshme në transfertën ndaj Parmës, duke fituar me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i takimit erdhi nga ana e Lazovic me një perlë nga distanca në minutën e 10.

Por kjo ndeshje ishte shumë e veçantë për tifozët shqiptarë, pasi kishin tre lojtarë në formacion që luajtën për 90 minuta dhe që vinin pikërisht nga Shqipëria. Më i miri i takimi ishte Marash Kumbulla, që është surpriza e madhe e Serisë A për këtë sezon.

Madje në Itali gazetarët e njohur në Itali guxojnë të shprehen se është më i mirë edhe se vetë De Ligt, të paktën për momentin. Jo më kot, pasi i pakalueshëm ishte edhe në ndeshjen ndaj Parmës. Për të faktuar se Kumbulla është vetëm 19-vjeç duhet të hapësh patjetër faqen në internet dhe të kërkosh të dhënat e këtij lojtari, pasi në fushë, duket sikur të ketë një jetë.

I lexonte në perfeksion lojtarët e Parmës dhe pa asnjë gabim të vetëm. Madje iu afrua golit sërish në minutat e fundit të pjesës së parë, me kokë, ashtu siç do të shënonte ndaj Sampdorias. Megjithatë portieri kundërshtar bëri një pritje fantastike duke evituar golin e dytë. Një paraqitje shumë të mirë pati edhe Kastriot Dërmaku, që e shpëtoi ekipin në dy momente të rrezikshme.

Gjithashtu edhe Dërmaku e rrezikoi portën kundërshtare me një goditje me kokë, madje duke fituar duelin me Rrahmanin. Ky i fundit ka vuajtur më shumë në këtë përballje, pasi Gervinho nuk përmbahej kur merrte krahun. /Sport Ekspres/