“JO jetë a vdekje, por për shpirtin”/ Ndonjëherë “duhet t’i biesh nga Kina”, mesazhi i Idrizit për Flamurtarin

Renditja aktuale e Flamurtarit në Superiore nuk është vetëm një “plagë” dhe momenti i keq vetëm për vlonjatët, por edhe për kampionatin shqiptar. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për historinë e madhe që kjo skuadër. Një Superiore pa Flamurtarin do të kishte disa vlera të humbura, pasi është një nga klubet ikonë të elitës së futbollit.

Tifozët vlonjatë kanë kaluar edhe më shumë në ankth pas lajmit se FIFA ka bllokuar merkaton e janarit për ta. Kështu, në gjendjen e 0 fitoreve dhe vendi i fundit në renditje aktualisht, merkato shihet si shpëtimi i vetëm.

I pyetur nga “Ora News” në lidhje me këtë çështje dhe situatën aktuale të Flamurtarit, një përgjigje e dhënë nga administratori Sinan Idrizi duhet të veçohet. Thuhet se në disa raste duhet të biesh ndonjëherë nga edhe nga Kina për të dhënë mesazhin. “Faza e dytë nuk do të jetë a vdekje, por për shpirtin dhe karakterin”.

Pra, nuk do të jetë vetëm një çështje për lojtarët e Flamurtarit nëse do të qendrojnë apo do të bien nga Superiorja. Fundja, kjo nuk do të ishte fundi i botës pasi Tirana dhe Vllaznia kanë kaluar të njëjtën situatë dhe kanë rënë në Kategorinë e Parë.

Por edhe mënyra e të luftuarit në rënie ka vlerën e saj. Për momentin Flamurtari duket tërësisht i dorëzuar dhe kjo mbetet e papranueshme. Pavarësisht vështirësive të mëdha që po kalohen, stema e klubit duhet të bëj që ky ekip të luftojë deri në ndeshjen e fundit për të mbijetuar në Superiore, me të gjitha forcat e mbetura, pavarësisht sesi do të jetë verdikti përfundimtar. Ky është alarmi dhe mesazhi që jepet direkt për aktorët kryesorë, lojtarët, që tani duhet të vendosin gjithë zemrën në fushë.

“Jam i sigurtë që me datën 21 apo 22 kur fillon kampionati Flamurtari do të jetë një ekip i denjë. Faza e dytë e kampionatit nuk është për luftë a vdekje, por për shpirtin dhe karakterin tonë. Pavarësisht problematikave të shumta, ne do të bëjmë atë që dijmë të bëjmë më mirë. E përsëris në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përgjegjësinë time të plotë që ne në këtë merkato do të hyjmë shumë të fortë,” tha Idizaj. /Sport Ekspres/