Jo gjithçka “shkon vaj” te Barcelona, mesfushori këput ligamentet

Barcelona e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë edicion të La Ligas me tre fitore në tre ndeshjet e para. Por, për trajnerin Ernesto Valverde ka dhe lajme të këqija. Në një komunikatë për shtyp klubi katalanas ka konfirmuar se lojtari brazilian Malkom ka pësuar një dëmtim në ligament e kyçit të këmbës.

Mesfushori 21-vjeçar u dëmtua gjatë seancës stërvitore të djeshme dhe analizat e detajuara mjekësore kanë treguar se mesfushori ka pësuar një dëmtim ligamenti që do ta mbajë të paktën dy javë larg stërvitjes. Fatmirësisht për brazilianin, tani fillon dhe pushimi i ndeshjeve kombëtare dhe ka shumë gjasa që ai ta marrë veten në kohë ndeshjet e ardhshme të La Ligës dhe Champions-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *