Jo gjithçka perfekte për Klop, dëmtohet talenti i mbrojtjes

Fitorja me përmbysje në Bërnli konfirmon se Liverpuli është rivali i vetëm i Mançester Sitit në garën për titull me Premier Ligë.

Sulmi i The Reds u kompletua në pjesën e dytë dhe përmbysja erdhi shumë shpejt, por ndërkohë trajneri Jurgen Klop duhet të bëjë llogaritë me një dëmtim serioz.

Mbrojtësi Xho Gomez u përplas me tabelat rrethuese të fushës dhe dëmtoi gjurin, duke u zëvendësuar në mesin e pjesës së parë.

Gomez ka qenë zbulimi i sezonit për Liverpulin, duke u kthyer në lojtar kyç në qendër të mbrojtjes dhe duke pasur një rendiment fantastik, ndaj Klop shpreson që dëmtimi të mos jetë i rëndë, sepse deri në ndërrimin e viteve kalendari është shumë i ndërlikuar dhe i ngarkuar me ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *