Jo e zakontë, ëndrra amerikane i heq një nga më të mirët Lushnjes

Lushja e ka nisur këtë vit me largimin e njërit prej lojtarëve të saj më të mirë. Futbollisti Ibrahimllari nuk do të jetë më pjesë e klubit lushnjar, pasi ka vendosur të largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megiithëse ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv, mbrojtësi është larguar për arsye personale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e skuadrës së Lushnjes në “Facebook”, ndërsa deri në këto momente nuk është përfolur pë një transferim të Ibrahimllarit në kampionatin amerikan. Me sa duket është ëndrra amerikane ajo që po e largon futbollistin nga futbolli shqiptar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *